“I ra borisë që të lëvizte, më pas viktima nisi të ofendonte”/ Gruaja e autorit të vrasjes së Egli Pashollarit: Braktisëm makinën dhe bashkëshorti ndërroi rrobat, pastaj… Për Voskopojën bora mbetet një prej elementeve më atraktivë. Kanë mjaftuar vetëm pak cm borë që në këtë fshat të dynden turistë nga gjithë qytetet e Shqipërisë dhe jo vetëm.
Për të gjithë ata që zgjedhin Voskopojën në fundjavë ky fshat ofron shumë jo vetëm peisazhe të mrekullueshme të zbardhura nga dëbora por edhe kulturën e kulinarin e veçantë që janë gjithmonë tërheqja kryesore për ta.
“Është një fshat i mrekullueshëm, kisha, qendra, dëbora është e mrekullueshme. Është hera e parë që vij këtu dhe shoh dëborën në Shqipëri. U kënaqëm shumë, është vendi ideal për ta vizituar me fëmijët”, tha një vajzë.
Natyra, kultura dhe historia ndërthuren me njëra tjetrën në Voskopojë, duke e bërë këtë vend një destinacion të preferuar turistik përgjatë gjithë vitit.
Në lartësinë e e 1160 metrave mbi nivelin e detit e mbuluar gjatë dimrit me dëborë, kjo është dhe një zonë e mirë për të apasionuarit pas turizmit të bardhë.
Top Channel