Gjykata ndryshon masën e sigurisë për 10 nga 17 të arrestuarit e operacionit ‘Abuzuesit”.
Lirohen në sallën e gjyqit dhe u caktohet masa e sigurisë ”detyrim paraqitjeje” dhe pezullim nga detyra. Masa e sigurisë ndryshoi për Besnik Domin, shef i rendit në policinë e Shijakut, Sami Xhafa, shef i stacionit të policisë Manëz, Nikolla Marku, specialist për hetimin e krimeve në Manëz, Marius Shahini, kryeinspektor i IMT Shijak,
Julian Kacadej, inspektor i IMT, për zbatuesit e ndërtimeve pa leje: Dritan Kocci, Paulin Meta, Gjon Zefi dhe Qerim Doka. Në të njëjtën masë sigurie, atë të detyrimit për paraqitje pranë policisë gjyqësore u la specialisti i armatimit në policinë e Durrësit, Astrit Nuri.
Ndërkohë efektivi i policisë Agim Osmani që pati probleme shëndetësore gjatë seancës u la arrest në burg.
E njëjta masë sigurie u vendos nga gjykata dhe për Petrit Nezirin, Ermand Petovën, Dëshir Dakolin, Haxhi Sherën, Ndriccim Shikën dhe Gjergji Gërcon.
Të gjithë këta akuzohen për shpërdorim detyre në bashkëpunim.
Top Channel