Zbardhet deklarata e burrit të Enkelejdës: Foli Erdetit se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me gruan

11/01/2020 15:01

Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut.

Dëshmitari kryesor është vëllai i vrasësit Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas.

Ervin Çapoku i tha policisë siç thonë burime për gazetaren Anila Hoxha: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA