Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash ti cilat do të sjellin reshje dëbore në zonat malore dhe reshje shiu në pjesën tjetër të territorit.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -4ºC deri në 07ºC, në zonat e ulëta nga 00ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 06°C në 13ºC.
Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.
Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.
Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 07ºC.
Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.
Top Channel