Kur dëgjojmë për grabitje, në mendje na shkon menjëherë mënyra klasike se si realizohet ajo.
Grabitësit në përgjithësi përpiqen që të hyjnë me forcë në një objekt, dhe pasi marrin atë që u duhet (që në të shumtën e rasteve janë para), largohen me shpejtësi për të shpëtuar nga gjurmët e policisë.
Por në Xhorxhia të Amerikës është thyer ky “rregull i artë”. Në videon e bërë virale, tashmë shihet një person i cili u fut nga dritarja në një “Fast Food” në periferinë e qytetit, fillimisht ai shikohet duke gatuar diçka të çastit për ta konsumuar. Pas kësaj ai kishte kohë dhe për të marrë një sy gjumë, pikërisht ky veprim i grabitësit e ka kthyer videon në një nga më të kilikuarat në një kohë fare të shkurtër.
Por grabitësi nuk u largua vetëm me një ushqim të ngrohtë, mori nga “Fast Food-i” dhe disa dhurata simbolike për veten të tij, një laptop dhe një tablet. Shumë pak për atë që është konsideruar si “grabitja e vitit” të kaluar për nga dinamika e saj.
Top Channel