Burime për gazetaren e Top Channel, Anila Hoxha kanë zbardhur dëshmitë e dhëna nga familjarët e vrasësit Erdet Çapoku si dhe të vetë autorit, i cili i mori jetën kunatës së tij Enkeleda Çapokut, si dhe ekspertizën që i është bërë trupit të viktimës.
Dëshmitar është edhe vëllai i vrasësit, Ervin Çapoku i cili ka hedhur poshtë pretendimet e Erdetit që tha se e kishte si porosi nga vëllai tjetër ruajtjen e gruas.
Ervin Çapoku i tha policisë siç thonë burime për gazetaren Anila Hoxha: Më datë 27.12.2019 unë kam shkuar për të takuar vëllain që është në burg Eltonin me të cilin kemi biseduar për konfliktin që nusja e Eltonit, Enkelejda kishte me vëllai tonë. Eltoni më tha që “foli Erdetit se ai nuk ka punë me gruan time dhe se Enkelejda e dinte vetë se çfarë bënte, foli se mos na bën ndonjë skandal apo proçkë me Enkelejdën”.
Deklaratë ka dhënë edhe djali i dajës së tij Apostol Bidika i cili është shprehur se i ka dhënë lajmin për vdekjen e Enkelejdës në telefon dhe Erdeti është shprehur: Pse, ka vdekur ajo?
Erdeti natën e vrasjes ka shkuar për të fjetur tek banesa e Apostolit ku derën ja ka hapur një shok i tij i cili është shprehur se Erdeti i kishte kërkuar që të linte biçikletën diku ku nuk shihej dhe e ka lënë në katin e dytë.
Dëshmia e Erdetit:
Ditën e djeshme unë kam lënë punën pasdreke, kam shkuar në banesën ku jetoj me qera janë ndërruar kam dalë tek “Ura Ngushtë” në anën e laprakës, piva kafae u ktheva në shtëpi kam marrë një bisht druri sqepari që e kisha në shtëpi e mbaja si masë mbrojtëse mora një thikë që e kisha në banesë dola shkova tek “Ura Ngushtë” tek lokali në anën e Paskuqanit, piva një birrë dhe një raki dhe shkoji ora 23:30 dhe jam nisur për tek banesa e kunatës time Enkeledës, kam shikuar rrotull nuk kishte njeri i kam rënë derës me sup dhe u futa brenda, pasi e dija që shuli nga brenda ishte i dobët dhe kam shkuar direkt tek krevati tek dhoma e gjumit.
Unë e dija që Xhevaire Fjolla flinte tek krevati tek dhe Enkeleda me vajzën te krevati dopio. Kam qëlluarme shkopin e drunjtë një herë në krahë Xhevahiren që të mos ngrihej pastaj kam goditur në fillim me shkop e drunjtë që Enkeledën dhe kur ajo reagoi u ngrit mua mu errën sytë dhe kam nxjerr nga brezi thikën dhe e kam goditur pa e ditur se ku disa herë, por se sa nuk e kujtoj.
Pastaj kam dalë kam marrë biçikletën kam shkuar tek ‘Ura e Ngushtë” dhe kam dalë në Laprakë. Kam shkuar tek banesa e shtetasit Apostol Bitika që e kam djalë daje. Rreth mesnatës, Nuk i kam treguar se çfarë kisha bërë dhe jam ulur direkt në gjumë ku jam ngritur rreth orës 09:30 dhe në 12:30 erdhi policia te banesa e kushëririt dhe më morën.
Kaq kam për të deklaruar.
Pyetje: Ku e keni armën e krimit, thikën që deklaruat që e keni marrë në banesë që jetoni:
Përgjigje: Unë sapo kam kryer krimi e kam hedhur në ujë tek lumi te Ura e Ngushtë, pasi kishte shumë ujë dhe e dija që nuk do e gjente njeri.
Pyetje: A mund të na tregoni sa kohë kishit që nuk e kishe takuar Enkeleda Çapokun përpara natës së krimit?
Unë kam shumë kohë që nuk kam folur as nuk i kam takuar as në rrjetet sociale nuk kam komunikuar. Unë i mora inat në momentin që me bëri kallëzimin pasi unë kam investuar tërë lekët për të rritur mbesën e të ushqeheshin ajo dhe vajza dhe sa herë më kërkonte lek Enkeleda i jepja e shkoja mirë me të, por pasi më ishte betuar që do më fuste në burg, unë isha betuar që do e vrisja, sepse më kishte marrë tërë lekët e punës që bëja dhe nuk kisha faj, vetëm se unë kisha hetuar që ajo shkonte me meshkuj të tjerë dhe vëllai im dhe burri i asaj ishte në burg.
Unë e bëra këtë se ajo më bënte presion se do më fuste në burg kot, e më prishi me vëllain vetëm se unë i zbulova lidhjet intime.
Pyetje: A jeni përdorues i lëndëve narkotike, alkolit, apo vuani nga ndonjë sëmundje e shëndetit mendor?
Përgjigje: Jo nuk konsumoj lëndë narkotike, nuk abuzoj me alkolin, nuk kurohem për sëmundje të shëndetit mendor, asnjëherë nuk kam shkuar tek mjeku.
Pyetje: Çfarë keni për të deklaruar tjetër?
Përgjigje: Krimin e kisha planifikuar më përpara por jo se kur, por një ditë do e bëja për këtë arsye nuk i dilja para Enkeledës që mos të krijoja dyshime. Skam asgjë tjetër.
/Ariglon Pali/
Top Channel