Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet për zjarrin që ra natën e shkuar në godinën kryesore të spitalit rajonal të Durrësit.

Paraprakisht dyshohet se shkak ka qenë mbingarkesa e rrjetit elektrik nga vendosja e ngrohëseve. Ndërkohë pas zjarrit dhe kryerjes së veprimeve hetimore nga grupi hetimor, spitali pritet të përfshihet në një proces pastrimi dhe sistemimi për të kthyer pacientët në pavionet e krahut funksional të godinës, ndërsa do të nisë së shpejti dhe riparimi i rrjetit të dëmtuar elektrik në pjesën e godinës ku ra zjarri.

Zjarri dhe tymi që përfshinë spitalin shënuan vetëm dëme materiale dhe persona të asfiksuar e në panik. Nën hetim janë dhe veprimet e mosveprimet e punonjësve të stafit në detyrë.
  Video/ Zjarr në Spitalin e Durrësit, panik dhe probleme asfiksie për disa pacientë

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA