Një anije luftarake ruse i është afruar në mënyrë agresive një destrojeri të marinës amerikane, ndërsa ky i fundit po operonte në detin e Arabisë Veriore, duke injoruar paralajmërimet nga anija amerikane dhe duke shtuar rrezikun e përplasjes, tha marina amerikane.
Incidenti tregon luftanijen ruse që i afrohet me shpejtësi USS Farragut, deri në një largësi prej 50 metrash nga anija amerikane para se të ndryshonte kurs.
Ngjarja është shembulli më i fundit i fërkimeve mes forcave ushtarake amerikane dhe ruse që zyrtarët amerikanë i kanë cilësuar jo të sigurta dhe provokative. Kjo vjen shtatë muaj pas një incidenti tjetër në paqësor, kur luftanijet amerikane dhe ruse u afruan aq shumë sa që ajo amerikane u detyrua të bënte një manovër emergjence për të evituar përplasjen.
Luftanija amerikane Farragut është pjesë e grupit luftarak të kryesuar nga USS Harry S Truman, dhe ka si detyrë të interceptojë anije të mundshme armike dhe ti pengojë ato ti afrohen luftanijes. Ministria ruse e mbrojtjes akuzoi, ndërkohë USS Farragut se kishte kryer manovra të rrezikshme
Top Channel