Vrasja makabre e Drita Salaj/ Babai i Ervis Zotaj: Ta sjellin në Mallakastër, do e pushkatoj me dorën time

10/01/2020 11:22

Babai i Ervis Zotaj një nga autorët e krimit makabër për vrasjen e Drita Salaj në Mallakastër ka bërë një deklaratë të ashpër për djalin e tij.

“I lutem shtetit të marrë masa të rënda, ose ta sjellin në Mallakastër dhe do ta pushkatoj me dorën time”, kështu ka thënë i ati i tij për mediat.

Ndërsa e ëma e Ervis tha: “Dua dënimin më të rëndë, ta digjni me benzinë, se ajo grua ishte e mirë sa më s’ka. Ne e njihnim shumë mirë. Të pushkatohet në vend për atë që ka bërë”.

Drita Saliaj u sulmua në shtëpinë e saj nga tre persona që kishin shkuar për të vjedhur. Luis Saliaj 16 vjeç, Sindi Shehaj po 16 vjeç dhe Ervis Zotaj 26 vjeç, pasi kanë hasur në rezistencën e zonjës së shtëpisë e kanë goditur atë dhe më pas trupin e kanë hedhur në rezervuarin e fshatit.

  Vrasja makabre në Mallakastër/ Të afërmit e gruas që u mbyt nga nipi i të shoqit kërkojnë drejtësi

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA