Ekspertiza me provat e grumbulluara në terren e klasifikoi ngjarjen si aksidentale. Mendohet se i moshuari duke futur dru në sobë gjatë natës nga pakujdesia nuk e ka vënë re ndonjë thëngji të ndezur që ka rënë përtokë dhe ka përfshirë më pas gjithë banesën.
Të moshuarit e vetmuar janë bërë vazhdimisht pre e aksidenteve në rajonet me emigracion të lartë. Disa vite më parë një çift të moshuarish gjeti vdekjen nga zjarri ne një aksident të ngjashëm natën e ndërrimit të viteve, disa të tjerë janë shpëtuar prej ndërhyrjes së fqinjëve.
Së fundi 2 të moshuar përkatësisht në Dropull dhe Memaliaj janë bërë pre e grabitjeve me dhunë nga persona të maskuar. edhe në Fshatin e Ri të njësisë Sukë në Këlcyrë ku banonte 82 vjeçari 90 për qind e banorëve janë pensionistë ndërsa gjysma e tyre kanë nevojë për kujdestar.
Top Channel