Mandati i kryebashkiakut të Mallakastrës, Qerim Ismailaj u vu në pikëpyetje këtë të premte kur Partia Demokratike për të vërtetuar akuzat e saj vendosi të publikojë dënimin e të zgjedhurit socialist në shtetin helen, 20 vite me parë.
“Sipas vërtetimit me nr. Protokolli 405 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Athinë, Edi Rama i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, rezulton i dënuar me 3 vjet burgim nga Gjykata e Kios, më datë 25 Shkurt 2000. Ai është dënuar për kryerjen e veprimeve të dhunshme, plagosje (rrahje) dhe nuk e ka vuajtur dënimin për shkak të mosgjetjes në territorin grek”, tha Bardhi.
Krahas denoncimit publik, Partia Demokratike ka depozituar edhe një kallzim në Prokurorin e Përgjithshme, e cila thotë jo zyrtarisht se kallzimin e ka regjistruar Prokuori Adnand Xholi duke nisur hetimet.
“ Sipas ligjit të dekriminalizimit, Qerim Ismailaj nuk mund të ushtrojë asnjë funskion publik, aq më pak të jetë kandidat për Kryetar Bashkie. Ai është subjekt ndalimi sipas ligjit dhe duhet menjëherë të procedohet penalisht për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit. Sot është koha për dhe është koha që Edi Rama të mos fshihet pas Qerim Ismailajt, Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut dhe Mark Babanit’, shtoi më tej Bardhi.
Më herët nga Vau i Dejës, numri dy i Partisë Demorkatike lajmëroi se opozita nuk përjashton rikthimin e protestave për largimin e Edi Ramës.
Top Channel