Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash por që mundësitë për reshje janë të pakta.

Nesër do të kemi një shtim të vranësirave të cilat pasdite do të sjellin reshje dëbore në zonat malore, ndërsa në pjesën tjetër të territorit reshje të izoluara shiu.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC, në zonat e ulëta nga 02ºC në 11ºC dhe në zonat bregdetare nga 07°C në 13ºC.

Era do të fryej në drejtim Verior-Verilindor me forcë valëzimi të ulët.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje të izoluara ku në zonat e thella do të jenë në formën e dëborës.

Temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 07ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 08ºC.

Në fotot e mëposhtme do gjeni parashikimin e motit për qytetet e Shqipërisë por edhe në qytetet kryesore të botës.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA