Edhe në qytetin e Fierit besimtarët ortodoksë festuan Ditën e Ujit të Bekuar. Me këtë rast, kisha e Shën Gjergjit organizoi hedhjen e kryqit në ujë.

Gjith֛çka nisi me meshën në kishë dhe më pas vargu i gjatë i besimtarëve i është drejtuar shatërvanit ne sheshin Evropa, ku si për ֛çdo vit tjetër ndiqet hedhja e kryqit në ujë. Në prani  të qindra besimtarëve ortodoksë dhe  kureshtarëve të tjerë është bërë hedhja e kryqit në ujë.

Ndonëse në temperatura të ulëta, të rinjtë janë vënë në garë për të fituar trofeun simbolik. Athanas Davidi ka nxjerrë kryqin nga uji për të gjashtin vit radhazi.

Ai i ka dorëzuar kryqin metropolitit At Nikolla, i cili edhe e ka bekuar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA