Vetëm 24 orë na ndajnë nga përfundimi i sondazhit ‘’Njeriu i vitit’’ nga Top Channel ku sigurisht pasha më e madhe mbetet tek ju që keni mundësinë të votoni ne faqen zyrtare top-channel.tv.

Kandidaturat janë bërë me dijë ne ditët e para të muajit dhjetor dhe deri tani kanë votuar më tepër se 100.000 persona të cilët kanë ndezur edhe me shumë garën mes 3 kandidateve qe kane marre shumicën e votave.

Momentalisht janë 3 emrat që qëndrojnë në vendet e para dhe kanë shanset më të mëdha për titullin ‘’Personazhi i vitit’’. Gazetari Marin Mema. Zjarrfikësi nga Vlora Luan Kapaj dhe imami Elvis Naci. Ajo që bie në sy tek të tre emrat kryesor është fakti se ky titull këtë vit do i dorëzohet njërit prej personave që popullaritetin më të madh.

Te tre këta personazhe përveç angazhimit te tyre te mëparshëm patën edhe një rol të rëndësishëm që luajtën pas tërmetit e 26 nëntorit në ndihmë të gjithë atyre të cilët patën nevojë. Votimi përfundon në 31 dhjetor pikërisht në edicionin e fundit informativ te vitit 2019, në orën 19:30 kur dhe të gjithë do të kenë mundësinë të njihen me personazhin e vitit 2019. Deri ne mbyllje te votimit, Votini!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA