Gazetari i Top Channel-it dhe realizuesi i ciklit të dokumentarëve “Gjurmë Shqiptare”, Marin Mema është vlerësuar me çmimin e mirënjohjes nga Komuna e Likovës në Maqedoninë e Veriut.

Në ceremoninë e organizuar në sallën e sportit në fshatin Sllupçan, që njihet si një ndër vatrat ku lindi dhe u rrit Ushtria Çlirimtare Kombëtare në vitin 2001, morën pjesë veç strukturave vendore edhe qytetarë të shumtë.

Gazetari Marin Mema është takuar gjatë paradites me disa ndër familjet e dëshmorëve të kësaj zone, duke vizituar edhe vendprehjet e tyre. Fillimisht vizita ka nisur në vendprehjen e memorialit të gjeneralit Fadil Nimani apo komandant Tigrit siç është njohur përgjatë luftës së Kosovës e asaj të Maqedonisë. Ai prehet krah ushtarakut Zaim Zeqiri në fshatin Vaksince. Vizita ka vijuar pranë memorialit të komandantit Ismet Jashari ku është përkujtuar dhe nderuar kujtimi i tij. Më pas organizimet kanë vijuar në Sllupçan, në muzeun e dëshmorëve të Kombit, e po kështu në fshatin Hotël, Nikushtak, Mateq dhe ne memoralin e heronjeve në fshatin Haraçine te Kumanoves.

Më herët, gazetari Marin Mema është nderuar me çmimin e mirënjohjes për kontributin e tij në çështjen kombëtare edhe nga komuna Gostivar, një ndër më të mëdhatë e të rëndësishmet në Maqedoninë e Veriut. Çmimi është dorëzuar në ambientet e njësisë vendore nga kreu i saj, Arben Taravari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA