Tërmeti dëmtoi “Mjekësinë”/ Mbyllen të dyja godinat e Universitetit. Më 6 janar mësimi zhvendoset

30/12/2019 19:32

Tërmeti i 26-nëntorit ka dëmtuar ndër të tjera edhe dy godina të Universitetit të Mjekësisë.

Rektori i Universitetit, Arben Gajta thotë se tanimë janë riparuar dëmet, të cilat nuk ishin të konsiderueshme në të gjitha godinat. Sipas tij studentët e mjekësisë do të rifillojnë mësimin në datën 6 janar, ndërkohë që dy godinat që kanë pësuar më shumë dëme do ti nënshtrohen një rikonstruksioni të thellë.

Ndërkohë në datën 6 janar nisin punën spitali i ri i kirurgjisë me 7 salla operatore, e pajisur me aparatura të teknologjisë së fundit dhe me një kapacitet prej 120 shtretërish. Ky spital tanimë është gati me gjithçka, pritet vetëm inagurimi i tij, procedurë e cila është vonuar për shkak të tërmetit të 26-nëntorit. Spitali I ri I kirurgjisë ka kushtuar rreth 8.8 milionë euro.

/Alma Demiraj/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA