Pasi njëri u diagnostikua me kancer! Vdesin 2 binjakët, ishin betuar se s’do jetonin pa njëri-tjetrin

30/12/2019 11:57

Dy vëllezër binjakë, të njohur për pjesëmarrjen e tyre në disa seri televizive të një dokumentari britanik (My Big Fat Gypsy Wedding) u gjetën pajetë si pasojë e një pakti tragjik të vendosur në mesin e tyre. Të paktën kështu shprehen familjarët, që dyshojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje.

Pas një diagnoze kanceri dhe një lufte me depresionin, ata u betuan se nuk do të jetonin pa njëri- tjetrin. 32-vjeçarët Billy dhe Joey Smith po kalonin në një gjendje të rëndë emocionale, para se daja i tyre t’i gjente të pajetë pranë fermës, mëngjesin e së shtunës.

Familja tregon se Joey po përballej me sëmundjen e kancerit, çka i kishte shtyrë vëllezërit të premtonin se do të ishin bashkë deri në fund.

“Joey kishte kancer dhe Billy i tha se nuk do mundte dot kurrë te jetonte pa të”, tregon një kushëri i viktimave për “The Telegraph”.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA