“Zhbllokohet” rivlerësimi i pronave/ Udhëzimi botohet në Fletoren Zyrtare edhe hyn në fuqi nga sot
Dy shtetas janë arrestuar nga policia si dhe shpallet në kërkim një tjetër pasi janë kapur duke vjedhur naftë.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur naftë në 3 mjete trajler.
Njoftim
Kapen duke vjedhur naftë, arrestohen në flagrancë nga Policia 2 shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.
Specialistët për Hetimin e Krimit në komisariatin e Policisë Kukës, arrestuan në flagrancë shtetasit;
– E.Sh.(D), 22 vjeç, banues në Domaj, Kukës.
-A.M., 21 vjeç, banues në Mohole, Kukës.
Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Sh.S., 24 vjeç, banues në Kolosjan, Kukës.
Këta shtetas, në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”, në bashkëpunim me njeri-tjetri, janë konstatuar nga shërbimet e Policisë duke vjedhur naftë në 3 mjete trajler.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Vjedhja, kryer në bashkëpunim”.
Top Channel