Një djalë ka mbetur i bllokuar brenda një shtylle! Ishte ky lajmërimi që kanë marrë forcat zjarrfikëse lokale të Nîmes në Francë.

Ndihma u kërkua nga fqinji i të riut, i cili kishte hyrë në një ndarje të shtyllës elektrike në tentativë për të kapur celularin që i kishte rënë brenda saj. Pas mbërritjes në vendngjarje zjarrfikësit u hasën me një rast të komplikuar. Hapi i parë që ndërmorën zjarrfikësit ishte njoftimi i komunës, për të shkëputur energjinë elektrike pasi 23-vjeçari rrezikonte që të prekej nga korrenti gjatë qëndrimit në mes të hapësirave të shtyllës.

Pas sinjalizimit nga ana e komunës, se kërkesa e tyre për shkëputjen e energjisë elektrike u aprovua, forcat zjarrfikëse nisën menjëherë punën. Ata përdorën një sharrë elektrike për të bërë të mundur nxjerrjen e të riut nga aty. Operacioni zgjati më shumë se një orë pasi edhe pozicioni i 23-vjeçarit në shtyllë ishte jo i favorshëm.

Pas shpëtimit, i riu u dërgua me urgjencë në spital, ku njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën dhe nuk ka marrë dëme të tjera përveç shokut psikologjik që iu shkaktua gjatë qëndrimit në shtyllën elektrike.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA