Foto ilustruese

Një apartament është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në Fushë-Krujë.

Zjarri ka rënë në një apartament në katin e dytë të një pallati në afërsi të stacionit të policisë. Nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz, po janë djegur disa mobilje në dhomën ku ra zjarri.

Kanë qenë banorët e pallatit që kanë ndihmuar në fikjen e zjarrit deri në mbërritjen e zjarrfikësve të qytetit.

Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një shkëndije elektrike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA