Fundviti e ka gjetur vendin nën një kontroll të përgjithshëm sa i takon sekuestrimit të lëndëve piroteknike. Mësohet se së fundmi në Pogradec janë sekuestruar 200 kapsolla e ndërsa në Kuçovë 245 të tilla.

Po kështu janë proceduar penalisht 4 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar administrativisht. Ndërkohë gjatë javës që kaloi janë kontrolluar 4345 subjekte dhe janë konstatuar mallra fishekzjarrë apo lëndë piroteknike.

Si rezultat i kontrolleve në qarqet Dibër, Tiranë, Gjirokastër, Korçë e Berat, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 8500 kapsolla dhe 200 fishekzjarrë. Në lidhje me këto raste janë proceduar penalisht 4 shtetas, si dhe 3 të tjerë janë ndëshkuar me masë administrative nga shërbimi zjarrfikës.

Me qëllim që nata e ndërrimit të viteve të kalojë pa probleme për sa i përket lëndëve piroteknike, Policia e Shtetit fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 e Komisariatin Dixhital çdo rast të tregtimit apo përdorimit të kapsollave, fishekzjarrëve dhe çdo rast të paligjshmërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA