“E para që i jepet një individi”/ Rama i jep Luan Kapajt medaljen e artë: Jam shumë i prekur që jam pranë teje

30/12/2019 13:24

Këto pamje të zjarrfikësit vlonjat Luan Kapaj duke shpëtuar jetë njerëzish nën rrënojat e këtij pallati në Durrës, do mbahen mend gjatë.

Lufta e tij me kohën në misionin e kërkim shpëtimit u kthyen shumë shprejt në simbolin e sakrificës dhe solidaritetit në ato ditë të errëta për Shqipërinë.

I ulur pranë dy njerëzve që pa të s’do i kishin parë më dritën e diellin, Luan Kapaj u nderua nga kryeministri Edi Rama.

“Sot unë dëshiroj që t’i jap Luanit medaljen e artë për vlerësim profesional, që në fakt është krijuar prej disa kohësh dhe që është dhënë për herë të parë trupave që na ndihmuan për kërkim shpëtimin, por është e para që i jepet një individi. Duke ia dhënë këtë medalje e vendosim stekën shumë lart për individë të tjerë që meritojnë të vlerësohen. Jam shumë i prekur që jam pranë teje, sepse në kushtet e jetës së përditshme njerëzit si ti që janë me mijëra, janë thjesht në jetën e tyre dhe ne rrallë ose as fare i shohim në vlerën dhe rëndësinë që kanë për punën që bëjnë. Të jam shumë mirë njohës dhe të falenderoj shumë për gjithçka”, i tha Rama.

Luan Kapaj është nominuar nga Top-Channel në sondazhin Personazhi i vitit 2019 rezultati të cilit do të mësohet mbrëmjen e 31 Dhjetorit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA