Porkuroria e Posaçme (SPAK), mbylli hetimet dhe dorëzoi dosjen e parë hetimore në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), të hetuar nga ish-prokurorët e Krimeve të Rënda dhe të dorëzuar pranë gjyqësorit nga prokurorët e posacëm.
Tetë persona akuzohen nga prokurorët e SPAK si anëtarë të një grupi kriminal që trafikonin lëndë narkotike. Të akuzuarit janë Aranit Bida, Arben Cristea, Erando Mehmeti, Eduart Haxhi, Leonard Demiras, Gentian Rrapollari, Elvis Gjona dhe Andi Qiraxhi.
Sipas prokurorit të posaçëm të SPAK, Eneid Nakuçi, të tetë të akuzuarit kishin role të ndara gjatë trafikimit të kanabis sativës, dhe konkretisht shtetasi Aranit Bita, sipas prokurorisë së posaçme, siguronte lëndën narkotike në Tepelenë dhë më pas organizonte transportin në aksin Tepelenë-Fier, Rrogozhinë-Elbasan, me destinacion Pogradecin.
Sipas prokurorisë së posaçme, lënda merrej në dorëzim nga shtetasi Elvis Gjona, i quajtur Gjoni. Pikërisht ky shtetas bënte të mundur dërgimin e hashashit drejt Greqisë në rrugë tokësore, dhe në Maqedoni me mjete lundruese nëpërmjet liqenit të Ohrit.
Më tej prokuroria thotë se, sipas të dhënave, shtetasi Aranit Bita dhe bashkëpuntorët e tij po grumbullonin sasi kanabis sativa, e cila po planifikohej të trafikohej në Turqi në shkëmbim të heroinës që do të sillej më tej në vendin tonë për t’u trafikuar e shpërndarë tek përdoruesit.
Në dosjen hetimore referohen edhe përgjime, mes tyre tyre edhe biseda për një shtetas turk që thërritej “abi” dhe për të ciln thuhet se po e prisnin në Rinas.
Prokuroria thotë se nga përgjimet dhe vëzhgimet rezulton se Araniti ka biseduar me Lonard Demirasin ku shtojnë se do takoheshin në një pikë karburanti, ku ishte lënë peng një mjet Audi, që do shkëmbehej me një sasi droge të gjetur në Tepelenë.
Përmendur përgjimet, prokuroria shton edhe fraza të koduara sikurse respektimi i shokëve apo edhe blerjes së 5 kg mish që, sipas prokurorisë, ka kuptimin e marijuanës.
Në përfundim prokuroria thotë se janë numëruar thasët dhe janë 39 copë me 547 paketime që pas peshimt rezultojnë 578 kg canabis.
Prokurorët e posaçëm llogaritet që në fillim të janarit 2020 të dorëzojnë një sërë dosjesh të përfunduara nga kolegët e tyre ish prokurorë të Krimeve të Rënda.
Ndërkohë nga prokuroritë e rretheve gjyqësore vazhdojnnë të vërshojnë dosje të tjera hetimore kryesisht për çështje korrupsioni në nivele të ulta.
Sidoqoftë, sfida e parë e SPAK do të jetë pikërisht hetimi në nivele të larta të zyrtarëve, e po ashtu krimi i organizuar.
Anila Hoxha
Top Channel