Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Alpet italiane.

Tre persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e rënies së një orteku masiv nga një lartësi prej 460 metrave. Nisur nga çfarë raportojnë mediat fqinje, viktimat ishin duke bërë ski në momentin që janë përfshirë nga masivi i borës.

Fill pas ngjarjes, drejt pistës janë nisur tre helikopterë, përfshirë edhe një nga Austria fqinje. Aksioni për shpëtimin e të përfshirëve në ortek ka përfunduar, ku përveç viktimave dhe të lënduarve nuk raportohet të ketë të zhdukur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA