
“Valona” e italianëve/ Qyteti është plot me pushues, shumica janë italianë! Këtë vit “u zbulua” nga francezët
14/06 13:04
Ndërrimi i viteve është periudha më e bukur, sidomos për fëmijët.
Magjinë e festave e ndiejnë veçnërisht ata që besojnë te Babagjyshi; që presin me padurim ardhjen e tij e marrjen e dhuratave. Të vegjlit besojnë dhe përshkruajnë në mënyrën se si e mendojnë Babadimrin, se ku ai largohet kur mbarojnë festat.
“Vjen nga qielli. Nga dëbora. Nga poli i veriut etj… Është i kuq, ka këpucë të mëdhaja, mjekër të gjatë, kapuç e thesë. Ndihmohet nga drerët dhe elfët. Ecën shpejt”, thonë fëmijët.
Pavarësisht se nuk mund ta shohin babadimrin, ata kanë kuptuar se nëse je fëmijë i mirë, në fund shpërblehesh. Dhe ky është mesazhi i festave.
Top Channel