Sherr për ministrin e brendshëm/ Zaev nuk pranon emrin e opozitës për qeverinë teknike, është ushtarak

29/12/2019 20:55

Emri i ministrit të rendit të propozuar nga opozita për anëtarë te qeverisë teknike, është kthyer në mollë sherri në Maqedoninë e veriut.

Drejtuesit e dy partive më të mëdha në vend nuk bien dakord që ky pozicion t`I kalojë ushtarakut me gradë kolonel, Dragan Kovackin, sic propozon kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski. Por Zoran Zaev kundërshtoi duke thënë se propozimi bie ndesh me Kushtetutën.”

Një ushtarak nuk mund të drejtojë ministrinë e Punëve të Brendshme. Do të duhet të bëhen konsultime me ekspertët sepse ata që drejtojnë ministrinë e Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, në tre vitet e fundit kanë qenë persona civilë”, ka thënë ai.

Zaev shtoi se nuk kishte paragjykime për kolonelin, ndërsa tha se shpresonte që brenda këtyre ditëve të gjendej një zgjidhje për të mos u shtyrë data e zgjedhjeve.

Nga ana e tij Mickovski këmbëngul se “bëhet fjalë për një personalitet me përvojë të gjatë në profesionin e tij dhe person jopolitik që nuk do të duhej të paraqiste problem për kryeministrin”. Kreu I opozitës u takua gjithashtu edhe me kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti për të biseduar mbi propozimin për ministrin e ri të Rendit.

Emri i kolonelit për Ahmetin është i pranueshëm, teksa e ka vlerësuar atë si “profesionist me përvojë të gjatë”. Në të dyja takimet u diskutua edhe mbi ndryshimet e Kodit zgjedhor, përkatësisht propozimit që Maqedonia e Veriut të shdërrohet në një zonë të vetme zgjedhore, nga gjashtë të tilla që ka aktualisht. Por kjo ide e Kryeministrit Zaev nuk është mirëpritur nga Mickovski e Ahmeti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA