Politikani holandez hap konkursin: Dërgoni karikatura që tallin profetin Muhamed

29/12/2019 11:45

Politikani holandez anti-Islam Geert Wilders i është rikthyer planeve të tij për mbajtjen e një konkursi karikaturash tallëse për Profetin Muhamed, vetëm një vit pasi një nismë e tij ishte anuluar nga frika e sulmeve në Hollandë.

Në një mesazh në Twitter, Wilders u bëri thirrje njerëzve të dërgojnë karikaturat e tyre të profetit. “Liria e fjalës duhet të mbizotërojë mbi dhunën e fatva-ve islamike,” shkroi lideri i partisë më të madhe opozitare në parlamentin holandez.

Wilders hoqi dorë nga një konkurs i ngjashëm gushtin e vitit të kaluar pasi policia arrestoi një burrë, që kishte kërcënuar ta vriste pikërisht për shkak të idesë së tij.

Në atë kohë, planet për të zhvilluarkonkursin nxitën demonstrata të mëdha në Pakistan, të organizuara nga partia islamike Tehreek-e-Labbaik, e cila u bëri thirrje vendeve islamike që të ndërpresin cdo lodhje me Holandën. Riprodhimi I imazhit të  Profetit Muhamed është tradicionalisht I ndaluar në islam, ndaj karikaturat e tij shihen si tejet fyese nga shumica e myslimanëve.

Në 2005-së, gazeta daneze Jyllands-Posten guxoi me publikimin e karikaturave të Muhamedit, dhe kjo shkaktoi një valë masive demonstratash të dhunshme në të gjithë botën muslimane, si dhe disa përpjekje për të vrarë redaktorin e saj apo karikaturistin Kurt Westergaard.

Dhjetë vjet më vonë, në Paris, disa islamikë të armatosur vranë brenda zyrave të tyre 12 punonjës të revistës Charlie Hebdo, e cila njihej  gjithashtu për botimin e karikaturave satirike të Muhamedit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA