“E bën krahasimin nga 2013 e këtej si ka qenë konsumi? Tregtari-Në rënie”.
Këtë shqetësim demokratja Jorida Tabaku e ka dëgjuar në të gjitha bisedat me përfaqësues të biznesit në zonën e tregu elektrik.
Tregtari: Situata është zero. Akoma më keq. Mendonim se vitin tjetër që shkoi se ishte i keq nuk e besonim. Këtë vit akoma më keq.
Jorida Tabaku- Ideja është që të fillojë dhe të çlirohet ekonomia, po mori frymën ekonomia do fillojë të shiten edhe produktet ushqimore, do ketë shitje edhe këtu.
Në analizën e Jorida Tabakut, rënia e konsumit të pazakontë këtë periudhë të vitit ka disa arsye.
“Taksa të larta, uzurpim i të gjitha hapësirave për biznesin e vogël, përqëndrim i ekonomisë në disa duar, rënia reale e pagave, ka sjellë këtë rënie të konsumit që është jashtëzakonisht larg asaj që trumbetohet nga propaganda e qeverisë”, tha ajo.
Por, cila është zgjidhja që ofrojnë demokratët? Partia Demokratike ka gati programin e asaj ekonomik, ku pika më e fortë do ë jetë politika e taksave.
“Për bizneset e vogla si këto që po takojmë këtu në tregun elektrik 1.5 përqind e xhiros dhe një pullë fiskale dhe njëkohësisht tavani për biznesin e vogël të shkojë në 14 milion lekë të reja, ndërkohe që për bizneset e mëdha 9 përqind tatim fitimi, 9 përqind tatimi për të ardhurat personale për punonjësit, 9 përqind sigurimet shoqërore. T’ia bëjmë bizesesit sa më të thjeshtë të operojë. Ekonomia po përjeton dimrin ekonomik”, thotë ajo.
10 grupe puna janë shpërndarë , jo vetëm në zonat e prekura nga tërmeti, por në mbarë vendin për të mbledhur shqetësimet e përfaqësuesve të biznesit të madh dhe të vogël.
Top Channel