Një person ka ndërruar jetë si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Nato 99” në Gjilan, mëngjesin e së dielës.

Inspektorati i Policisë së Kosovës, përmes një komunikate për media ka njoftuar se i dyshuari me inicialet V.H, që ishte përfshirë në përleshje është pjesëtar i Policisë së Kosovës, i cili ka qenë jashtë detyrës zyrtare.

“Pasi që dyshimet ishin se në këtë incident i dyshuar ishte një pjesëtar i Policisë së Kosovës, menjëherë përmes “Linjës së kaltër” janë njoftuar hetuesit e IPK-së të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes”.

“Hetuesit e IPK-së së bashku me njësitin e forenzikës dhe njësinë rajonale të hetimevejanë akoma duke bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes në vendin ku ka ndodhur incidenti në konsultim edhe me prokurorin kujdestar që është prezent aty. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e Inspektoratit policor.

I dyshuari, zyrtari policor, është arrestuar nga Inspektorati Policor dhe nga prokurori i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, thuhet në komunikatë.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës, përmes një komunikate për media, ka reaguar për vrasjen në Gjilan dhe ka kërkuar hetime të menjëhershme.

“Zyra e Kryeministrit, dënon vrasjen e një qytetari të Kosovës, nga një pjesëtarë i Policisë së Kosovës. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit, fton organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit”, thuhet në reagim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA