Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanovic firmosi ligjin problematik mbi fenë pak pas trazirave në seancën parlamentare ku u larguan me forcë disa deputetë opozitarë për shkak të dhunës.

Ligji për Liritë Fetare duhet të publikohet tani në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi tetë ditë pas publikimit. Miratimi i këtij ligji u shoqërua nga bojkoti i deputetëve pro-serbë, si dhe përplasje të forta në sallë.

Veprimi i ligjvënësve opozitarë kishte të bënte me faktin se Serbia i nuk është përgjigjur ende ndaj miratimit të ligjit për komunitetet fetare në Malin e Zi, i cili ka ngritur shqetësime se ky dokument mund t’i heqë Kishës Ortodokse Serbe të drejtën mbi pronat që administron.

Më shumë se 70 përqind e malazezëve janë të deklaruar si ortodoksë. Kisha Ortodokse serbe – e cila dominon për kohë të gjatë jetën fetare në Mal të Zi – pretendon se ligji do t’i marrë asaj pronën, duke përfshirë manastiret dhe kishat, ndaj planifikon të dërgojë një ankesë në organizatat ndërkombëtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA