Top Channel ka vendosur që të risjellë lajmet më të lexuara të vitit 2019 dhe një herë në vëmendjen e lexuesve.
Prej disa javësh mediet e huaja kanë raportuar se shqiptarë të dënuar në Britani, përdorin celularë nga burgu, duke sfiduar kështu qeverinë që ka akorduar miliona euro për të rritur sigurinë. Shkrimi i radhës vjen nga ‘The Sun’, ku shkruan se ka mundur që këtë të diel të kontaktojë përmes një faqeje internetit, të quajtur “The Best”.
Gazetari investigues ka bërë një bisedë dhjetë minutesh me me Krenar Hasanajn përmes Facebook-ut.
26-vjeçari po shlyen një dënim prej 8 muajsh, në një prej burgjeve britanike, për posedim droge.
Ai tha: -“Unë jam brenda. Është e rrezikshme Ata mund të gjejnë telefonin tim. Unë e përdor për të biseduar me familjen dhe miqtë e ngushtë “.
Hasanaj regjistroi një bisedë në aplikacionin ‘FaceTime’ me prindërit e tij dhe e vendosi atë në Facebook. Ai shkroi se ata ishin “prindërit më të mirë në botë” dhe shtoi dy emojis zemre.
Postime të tjera nga të burgosur shqiptarë mund të shihen në Facebook duke përdorur telefona. Shumë përdorin pseudonime për të shmangur identifikimin. Në vitin 2017, janë sekuestruar 237 celularë dhe 176 karikues në burgun e Kategorisë C, në Stradishall. Ata thuhet se janë sjellë nga vizitorë ose roje të korruptuar.
Top Channel