Lirohet nga burgu “Tori i Xhihanes”, i akuzuar për dy vrasje
28/12/2019 22:03
Gjykata e Elbasanit ka liruar ditën e sotme Viktor Ymerin i akuzuar për dy vrasje të ndodhura në vitin 1999.
Ai njihej më nofkën “Tori i Xhihanes’ dhe vuante dënimin në burgun e Bradasheshit, në Elbasan.
Burime bëjnë me dije se ai është daja i Edison Harizajt që u ekzekutua në Durrës.
Prokuroria e Elbasanit do të ankimojë vendimin.
Top Channel