Që nga muaji mars, në Kosovë, është në fuqi ligji për kazinotë dhe lojërat e fatit, që ka ndaluar funksionimin e këtyre të fundit. Por, duket se ky ligj, nuk vlen edhe për fshatin Karacevë të kamenicës. Atje ku fillon zona neutrale, e monitoruar nga njësitë e KFOR, prej muajsh funksionojnë shtatë kazino të paligjshëm. Për vetë banorët, kjo është një shqetësim, pasi të tilla biznese mund tu sjellin telashe.

Keka: Këtu është një katastrofë e madhe

“Droga përdoret këtu, malli i Serbisë krejt kalon këtu, këtu është një katastrofë e madhe, si te ketë mundësi me lajmëruar KFOR-in, apo këdo me i largu…kështu ka me pas vrasje… Mu largu këto kazino prej këtu, nuk kanë qenë kurrë dhe nuk duhet të jenë”

Pavarësisht se për banorët e fshatit, prania e këtyre lokaleve është shqetësuese, ata druhen të flasin para kamerave. Administratori i fshatit karacevë, Armend Kastrati, thotë ndërkohë se funksionimi i këtyre kazinove është një shqetësim i madh.

Kastrati: Është një shqetësim i madh

“Problematika më së shumti që këto ditë po vazhdon është se unë si administrator i fshatit kam informacione që rruga e cila e ndan kufirin me rrugën e Breznicës, i keni parë edhe ju tabelat e KFOR-it që i përcakton ato zonat kufitare edhe ku fillon e mbaron si zonë kufitare, ka zëra që komuna është duke shikuar një alternativë tjetër, për me hap një rrugë  tjetër edhe ajo rrugë të mbyllet, e keni parë që edhe kazinotë po operojnë në atë pjesë, e që për neve banorët është një shqetësim shumë i madh”

Kryetari i komunës së Kamenicës ka thënë ndërkohë për Kosova pres se policia e Kosovës nuk mund të ndërhyjë në këtë zonë pa lejen e KFOR-it.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA