Emri Holandë nuk do të ekzistojë më që nga 1 janari. Vendi evropian që është në veri të Belgjikës dhe në perëndim të Gjermanisë nga kjo datë do të ndryshojë emrin e saj aktual që e ka marrë nga vetëm 1 rajon i saj, për t’u quajtur thjesht ‘Vendet e Ulëta’ dhe kjo do të aplikohet në çdo aspekt.
Qeveria e këtij vendi investoi 200 mijë Euro për këtë ndërrim dhe sipas autoriteteve është një ndërmarrje që ia vlen pasi bëhet fjalë për rritjen e të ardhurave të këtij vendi sidomos nga turizmi dhe se është edhe në vetë interesin e qytetarëve.
Pas këtij vendimi qëndron një strategji e tërë që parashikon ndryshim në logon ndërkombëtare që do të ketë një ndërthurje të 2 simboleve ‘NL’ që është shkurtimi i ‘Netherland’ që përkthehet Vendet e Ulëta në gjuhën angleze dhe një tulipan portokalli që do të zëvendësojë logon aktuale që ka simbolin e tulipanit përkrah emrit Hollandë që nuk është emri i një shtetit të tërë, por të 2 nga 12 provincat që janë në Vendet e Ulëta; Holanda e Veriut ku përfshihen Amsterdami dhe Harlemi dhe Holanda e Jugut që ka Roterdamin, Hayan dhe Leiden.
Prej 25 vitesh, industria turistike vendosi të promovojë këtë vend si Holanda, por sipas një zëdhënësi të Ministrisë së Jashtme, kjo është diçka e çuditshme, pasi promovohet vetëm një pjesë e vogël e Vendeve të Ulëta në bote. Logoja e re që do të jetë në 8 gjuhë të ndryshme, do të përdoret që nga dita e parë e 2020 në ndërtesat qeveritare, ambasada, universitete, kolegje, bashki dhe organizata të tjera që bashkëpunojnë zyrtarisht në projekte të qeverisë.
Top Channel