Digjet banesa e ish-kryebashkiakes në Pogradec/ Zjarri shkrumbon katin e pestë
28/12/2019 15:53
Kati i pestë i një pallati te vjetër në qytetin e Pogradecit është djegur kati i pestë i ndërtesës, ky është një kat shtesë ndërtuar nga ish kryebashkiakja e këtij qyteti para vitit 2000.
Zjarri ka zbritur deri në katin e katërt duke dëmtuar rëndë banesat. Ndërsa banorët aty raportojnë se ka patur edhe shpërthime bombolash gazi që e bënin të pamundur ndërhyrjen. Ndërkohë zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë dhe e ka patur të vështirë të hyjë në zonën me shumë ndërtime. Sapo kanë nisur flakët, banorët e pallatit janë larguar menjëherë jashtë për të shpëtuar.
Për detaje të mëtejshme ndjekim lidhjen live me gazetaren Dhorjela Cule.
Top Channel