Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar ditën e sotme Albin Kurtit dy thirrje që ta mandatojë atë si Kryeministër.

Por, nëpërmjet një deklarata ai u shpreh se nuk ishte në Prishtinë. Thaçi kërkesën e dytë ja bëri duke i thënë që e priste në orën 20:30, por edhe kësaj thirrje Albin Kurti nuk ju përgjigj.

Teksa u pyet për këto refuzime Kurti është shprehu se ka qenë në Shkup ditën e sotme dhe se agjenda e një zyrtari nuk është sot për sot dhe se nuk kishin nevojë të nguteshin.

I pyetur nga gazetarja e Top Channel, Alberta Hashani nëse kjo ishte një manovër për të fituar kohë për të arritur një marrëveshje me LDK-në, ai e ka mohuar.

/A.Pali/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA