Inspektoriatet shtetërore kanë gjetur në tregje një sasi të madhe lodrash me përbërës të rrezikshme për fëmijët.
“Janë çuar për ekzaminim 42 kampione, rreth 80% e tyre kanë dalë problematikë pjesa më e madhe përsa i përket elementëve kimikë. Kemi lodra me përmbajte të lartë të pallateve që është një element i ndaluar tek lodrat. Ky element sjell pasoja serioze tek riprodhimi i fëmijëve”, shprehet Julian Llupo.
Prindërit para së të blejnë një lodër duhet të lexojnë etiketimin e saj. Por në vendin tonë pothuajse është e pamundur të gjesh etiketa në gjuhën shqipe. Sikur të mos mjaftonte kjo, prodhuesi kineze logon e tij të markimit e ka të ngjashme me atë të bashkimit Europian dhe kjo nuk është bërë pa qellim.
Gazetarja: Më fal sit a dalloi unë nëse një lodër është cilësor?
Shitësja: po ja merr këto origjinalet, ajo e madhja që kenë dorë nuk është e mirë.
“Është vendosur një material ngjitës mbimarkimin dhe elementët e tjerë shpjegues, i cili është i ndaluar dhe nuk duhet të tregtohet. Mallrat kineze i përdorin këto lloj inicialesh që nuk janë markim , në shumë raste nënkupton “China Export|”, ka thënë Julian Llupo.
Sipas ekspertëve lodrat më pak të rrezikshme janë ato prej lëndës së drurit. Ndërkohë abuzimet më të mëdha bëhen me personazhet e filmave vizatimor, Kujdes një pjatë me portretin e Frozenit, apo Spidermanit mund të shkaktoj probleme serioze për shëndetin e fëmijës suaj.
/Rudina Muca/
Top Channel