Po provonin të kalonin kanalin e La Manchit, policia kap më shumë se 60 refugjatë

27/12/2019 06:11

Një aksion i Forcave Kufitare dhe policisë bëri të mundur kapjen e më shumë se 60 refugjatëve që po përpiqeshin të kalonin kanalin e La Manchit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.

Në katër anije të vogla u zbuluan 49 migrantë, të cilët u dërguan në Britaninë e Madhe. Autoritetet në Londër deklaruan se migrantët ishin nga Irani, Iraku dhe Afganistani. Zyrtarët francezë shpëtuan 14 migrantë në dy anije të tjera dhe i dërguan ata në Francë.

Sipas Ministrisë së Brendshme të Londrës, që nga muaji janar, më shumë se 1 800 persona janë përpjekur të kalojnë kanalin e La Manch-it me anije.

Shumë kontrabandistë kanë pohuar se kalimi i kanalit të La Manchit nuk do të jetë më i mundur pasi Britania e Madhe të largohet nga Bashkimi Europian.

Kujtojmë që Britania e Madhe ka shtuar forcat e sigurisë në zonat kufitare që prej vdekjes së 39 persona nga Vietnami në kamionin frigorifer.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA