Ditë të ftohta por me diell pritet të jetë moti për festat e fundvitit. Rënia e temperaturave është ndjerë që në fillimin e kësaj jave…
“Ditët e fundit të dhjetorit do të kenë prezencë të dukshme të diellit, mot kryesisht të kthjellët, por parashikohet rënie graduale të temperaturave, në – 6 gradë zonat malore, ndërsa zonat bregdetare jo më shumë se 9 apo 10 gradë”.
Megjithatë, duket se kemi një ndryshim të stinëve. Në muajin e parë të dimrit, ka pasur rënie masive të gjetheve të pemës.
“Ne kemi patur një tejzgjatje të vjeshtës edhe në muajin dhjetor”.
Krahasuar me dhjetorin e shkuar, temperaturat vlerësohen më të larta se normalja.
“Mund të themi që edhe 10 ditëshi i dytë i dhjetorit ka patur vlera shumë të larta duke shënuar edhe 20 gradë celcius. Kur vlerat tipike të dhjetorit janë minimalja – 4 gradë celcius, ndërsa minimalja jo më shumë se 13 gradë celcius”
Ndërsa vitit i ri sjell rritjen graduale të temperaturave, kjo edhe për shkak se do të ketë prani të reshjeve të shiut.
/Kristi Gongo/
Top Channel