Me dy fëmijë dhe burrin e vdekur, kamerierja shpërthen në lot kur mëson për bakshishin e majm

27/12/2019 11:58

Jeta sjell shumë të papritura, por një e papritur e mrekullueshme i ndodhi kamerieres Lynette Baio, e cila punon në një lokal në gjirin detar Clearwater Beach të Floridas.

Lynette disa javë më parë u detyruar që të zbrazte llogarinë e saj bankare për shkak të një defekti në makinë e cila kushtoi më shumë se 2 mijë euro.

Baio ndodhet  në vështirësi të mëdha financiare pasi i duhej ta përballojë jetën e vetme pasi burri i saj humbi jetën dy vite më parë. Një mbrëmje ajo bisedoi me një çift të cilët ishin duke darkuar në lokal. Gjatë bisedës me ta gruaja ndau shqetësimin e saj dhe vështirësitë e mëdha financiare që ishte duke kaluar.

Çifti rikthehet përsëri disa ditë më pas në lokal, pikërisht në prag të krishtlindjeve. Pasi darkuan si zakonisht kur bënë pagesën ata i dhuruan një bakshish të majm kamerieres prej 2 mijë eurosh. Gruaja po i priste me pa durim krishtlindjet dhe dëshironte që të suprimonte fëmijët me ndonjë dhuratë, por nuk ja priste mendja që surprizat ishin rezervuar për të.

Pasi u njoh me shumën e përftuar nga bakshishi Lynette shpërthen në të qara nga gëzimi, bashkë me të edhe çifti dhurues. Për mediat e huaja Baio është shprehur se kjo është një mrekulli e krishtlindjeve për të.

“Nuk e dija që dikush do të mendonte për mua dhe se do të bënte një gjë të tillë. Sikur ta dinin se sa më ndihmuan emocionalisht. Unë thjesht i falënderoj nga zemra”, u shpreh Baio.

Ajo gjithashtu shtoi se një ditë do t’ja rikthej këtë mirësi çiftit. Që zoti ta bekojë edhe atë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA