Në 1961, në zemër të luftës së ftohtë, Bashkimi Sovjetik planifikon të testojë një bombë bërthamore duke e hedhur në qarkun polar arktik. Presidenti i Shteteve të bashkuara John F Kenedi, merr një letër nga Michelle Rochon, 8 vjeç, nga Micigani.
Është e shqetësuar për banorin më të famshëm të Polit të Veriut. Ju lutem, mos i lejoni rusët të bombardojnë Polin e Veriut. Do të vrasin babagjyshin.
Përgjigjia e shkurtër por e prerë e JFK për vogëlushen, është ekspozuar këtë muaj në librarinë presidenciale John F Kennedi dhe muzeun e Bostonit. Mos u shqetëso për babagjyshin – i shkroi presidenti më 28 tetor 1961. Dje fola me të dhe është mirë. Do të bëjë sërish xhiron e tij këtë vit.
Kenedi shton se i ka shprehur Bashkimit Sovjetik shqetësimin për testin. “Jo vetëm për Polin e Veriut, por për vendet e të gjithë botës; jo vetëm për babagjyshin, por edhe për njerëzit e të gjithë botës”.
Vogëlushja e atëhershme, tani është e madhe dhe quhet Filips. Nuk kishte menduar kurrë që letra e saj do të kish tërhequr aq shumë vëmendje, siç ndodhi në atë kohë. Isha thjeshtë e shqetësuar për babagjyshin – tha ajo për Boston Globe.
Dy ditë pasi Kenedi shkroi letrën e tij, më 30 tetor 1961, sovjetikët lëshuan bombën Zar, bombën më të fuqishme me hidrogjen të testuar ndonjëherë. Ajo ra në veri të rrethit polar arktik.
Presioni i shpërthimit ishte gjashtrë herë më i madh se ai i Hiroshimës, me kollonën e tymit që u ngrit në 64 km lartësi dhe që u pa nga kilometra të tërë largësi. Në deklaratat zyrtare që shkëmbyen Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, askush nuk përmendi më, babagjyshin.
Top Channel