Socialisti Taulant Balla ka rikthyer në vëmendje dosjen e CEZ.
Top Channel mëson se ai kërkon kalimin e dosjes në SPAK. Kërkesa u dorëzua gjatë gjyqit në dhomën penale të kryesuar nga gjyqtari Lazer Sallaku.
Procesi u la në datën 24 janar.
Për mediat Balla tha se: Janë kallëzuar një sërë funksionarësh nga qeveria Berisha. Kam patur nderin të drejtoja komisionin hetimor për çështjen
‘CEZ’. Jam paraqitur në gjykatë me përfaqësues të Kuvendit për këtë çështje. Asnjë prej personave të akuzuar, as dëshmitari,as personi kyç nuk janë marrë në pyetje. Çështja ‘CEZ’ duhet të kalojë në një gjykatë ku besimi i qytetarëve është i lartë. Kjo çështje duhet të hetohet më gjerësisht.
Bëhet fjalë për një çështje që në shumë vite ku kuvendi i Shqipërisë e ka mbyllur hetimin, kjo çështje nga ana e kuvendit të Shqipërisë i është dorëzuar atëherë kryeprokurorit kemi SPAK, kjo çështje duhet t’i kalojë kësaj gjykate, janë çështje që opinioni publik pret që të zbardhen, reforma ne drejtësi ka garantuar që më në fund të kemi një prokurori të pavarur”.
Top Channel