
26/02 22:25
10 pengje të krishterë, që mbaheshin nga terroristët e ISIS në Nigeri, janë vrarë ditën e Krishtlindjeve.
Shteti Islamik i Provincave të Afrikës Perëndimore deklaroi se të burgosurit i vranë si përgjigje ndaj vrasjes së udhëheqësve të tyre, Abu Bakr al-Bagdadi, dhe Abu-Hasan Al-Muhaxhir, në Irak dhe Siri.
Terroristët publikuan një video këtë të premte, ku dukeshin 13 pengje që po ekzekutoheshin. 10 prej tyre mendohet të jenë të krishterë, dhe tre janë myslimanë.
Videoja e ekzekutimi u postua pas një videoje tjetër që kishin publikuar pak më parë, në të cilën pengjet shiheshin duke i bërë thirrje Shoqatës së të Krishterëve të Nigerisë që të negocionin për lirimin e tyre.
Top Channel