Mjeku i spitalit të Shkodrës, Astrit Lahi ka dhënë detaje për gjendjen e fëmijës i cili u kishte rënë nga dritarja e makinës prindërve.

“Vijon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. Ka marrë plagë të rënda në kokë ndërsa u soll në spital nga një makinë e rastit. Fëmija ka dalë nga dritarja e makinës dhe ka rënë në tokë. Prindërit nuk e kanë vënë re teksa kanë vijuar rrugën normalisht”, tha mjeku.

Ndërkohë për ngjarjen në fjalë policia ka njoftuar se: ” Me datë 26.12.2019 në ora 17.25, shtetasi H. K. 50 vjec, po udhëtonte me mjetin e tij në lagje “Skenderbeg”, ku kishte 4 femijët e tij, i ka rënë aksidenatlisht nga mjeti femija, S. K. 5 vjec, i cili po trajtohet në Spitalin Rajonal Shkodër”.

  E rëndë në Shkodër, fëmija 5-vjeç bie nga makina dhe plagoset. Prindërit nuk e vënë re, e gjetën kalimtarët

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA