Zyrtarët në Ilinois të SHBA-së kanë vendosur të presin ditën e parë që vitit që vjen për të legalizuar përdorimin e marijuanës rekreative. Në 1 janar, përdoruesve të saj po u bëhet praktikisht një dhuratë për festa.

Duke filluar nga kjo datë, personat 21 vjeç e lart në Ilinois do të jenë në gjendje të blejnë ligjërisht deri në 30 gram lule marijuane, 5 gram koncentrat marijuane, ose 500 gramë produkte ku është përfshirë THC, siç janë ato të ngrënshme. Këto blerje mund të bëhen në çdo tregtar të licensuar të këtij shteti.

Konsumatorët e kanabisit pritet të vërshojnë në atë pjesë të vogël dyqanesh të licensuara në Çikago në ditën e Vitit të Ri. Në zonën veriore të qytetit, një tregtar shiti 250 dollarë bileta për klientët që donin të ishin të parët në radhë kur dyqani i tij të çelej mëngjesin e së mërkurës së ardhshme. Një tjetër dyqan, Dispensary 33, i cili ndodhet në qendër, do të përdorë një sistem lajmërimi për klientët që do të jenë duke pritur në barin ngjitur.

“E gjithë lagjia po bashkohet në festë … do të jetë një botë krejt e re në Cikago në 1 janar,” tha menaxherja Abigail Watkins, duke përmendur faktin që shumë biznese në lagje po ofrojnë speciale dhe marrëveshje për të festuar këtë ditë të konsideruar të veçantë për ta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA