A e kishit menduar ndonjëherë që ka një shkollë për t’u bërë babagjysh?
Ajo ekziston me të vërtetë, ndodhet në Miçigan të Amerikës dhe është hapur që në vitin 1937-të. Studentët që frekuentojnë shkollën mësojnë gjithë çfarë u duhet për t’u bërë një babagjysh.
Duke filluar që nga mirëmbajtja e mjekrës, higjiena e duhur dhe sidomos karakteristika e çdo babagjyshi, që është e qeshura e tij. Profesorët shprehen se gjatë muajit të festave, babagjyshi duhet të shtojë sa më shumë në peshë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të mund të ketë një shfaqje dinjitoze në publik dhe të tërheqë vëmendjen me figurën klasike.
Në fillimet e saj, shkolla ka pasur vetëm 3 studentë të regjistruar. Me kalimin e kohës, popullariteti i saj vazhdoi të rritej; aktualisht atë e frekuentojnë 214 studentë, të cilët marrin mësimet e nevojshme për ta kryer me sukses misionin e tyre, atë për të qenë një babagjysh!
Top Channel