Më 26 dhjetor 2004 tërmeti në Sumatra me madhësi 9,1 ballë të shkallës Rihter krijoi një cunami që shkaktoi rreth 250 mijë viktima.
“Duke vrarë mbi 200 000 njerëz dhe me dëme disa dhjetëra miliarda dollarë, ajo ngjarje stimuloi komunitetin shkencor dhe organet qeveritare të pajisen me mjete monitorimi dhe paralajmërimi për rrezikun e cunamit”, deklaroi kryetari i Institutit Kombëtar italian të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni.
Tragjedia e orës 07:59 më 26 dhjetor 2004, ishte i treti më i fuqishëm në 60 vitet e fundit, pas tërmetit në Kili në vitet ’60 (magnituda 9,5) dhe tërmetit të Alaskës në 1964 (9,2). Epiqendra ishte në Oqeanin Indian, jashtë ishullit indonezian të Sumatra, ku deti u ngrit, duke gjeneruar valë anormale që udhëtuan për mijëra kilometra duke arritur në brigjet e 14 vendeve në tre kontinente, përfshirë Afrikën.
“Ai tërmet ishte një mësim nga çdo këndvështrim, si shkencor, ashtu edhe ai shoqëror, pasi na mësoi shumë për fenomenin e cunamit, që ishte pjesa më dramatike për numrin e madh të viktimave. Për më tepër, studiuam, si kishte ndodhur në të kaluarën kur rrjeti i sizmometrave ishte më i rrallë dhe të dhënat satelitore mungonin”, thotë ai.
“Një tërmet që u shtri në 1 200 kilometra gjatësi, me një shpejtësi prej rreth dy kilometra në sekondë duke arritur kulmin brenda 10 minutave’’, theksoi Doglioni.
Cunami arriti lartësi që në disa vende i tejkaluan 20 metrat.Pas 25 minutash valët arritën në Sumatra, dy orë pas Tajlandës.
Top Channel