Të krishterët nga e gjithë bota dhe lindja e mesme u mblodhën në qytetin palestinez të Betlehemit, në bregun perëndimor, për të festuar meshën e mesnatës.

Ceremonia u mbajt në kishën e lindjes së Krishtit në Betlehem, e ndërtuar në vendin ku të krishterët besojnë se ka lindur Jezu Krishti dhe që daton nga shekulli i katërt.

Gjithçka filloi me një procesion të patriarkut latin të Jeruzalemit, arqipeshkvit Pierbattista Pizzaballa, nga Jeruzalemi në Betlehem, duke pasqyruar udhëtimin e nënës së Jezusit, Marisë, siç përshkruhet në bibël.

Pizzaballa foli ndërkohë për dhunën dhe ndasitë në tokën e shenjtë të ditëve moderne. Pavarësisht se ndahet nga Jeruzalemi me një mur sigurie, siç quhet, Betlehemi tërheq qindra e mijëra turistë çdo vit, veçanërisht gjatë Krishtlindjes. Në ceremonitë e natës merrte pjesë edhe lideri palestinez, Mahmoud Abbas dhe përfaqësuesit e shumë degëzimeve kristiane të pranishme në Izrael dhe territoret palestineze.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA