Shpesh kemi dëgjuar të flitet për nxehtësinë e festave, magjinë e tyre…dhe në fakt, në Torino, atmosfera në natën e Krishtlindjes ka qenë me të vërtetë e nxehtë…madje më e nxehta në 150 vitet e fundit.

Në observatorin e Moncalierit, pak pas mesnate, është regjistruar një temperaturë maksimale prej 17.8 gradësh Celcius, një vlerë kjo që nuk është arritur në Krishtlindje asnjëherë, madje as ditën. Shkaku mendohet se është era e nxehtë që ka shoqëruar këtë periudhë.

“Që Krishtlindjet do të ishin më pak të bardha dhe më pak të ftohta se zakonisht, këtë e dinim, por kjo është pak si shumë”, shkruanin në faqen e tyre në Facebook ekspertët e shoqërisë meteorologjike italiane. Sipas meteorologëve, këto Krishtlindje do të jenë si jo zakonisht të ngrohta dhe me diell por situata nuk do të jetë e njëjtë kudo.

Venecia është mbërthyer sërish nga frika pasi ditën e Krishtlindjes, sipas parashikimeve, niveli i ujit do të arrijë sërish në 120 cm. Dhe në zonën e Emilia Romanas, Lombardisë dhe Venetos është lëshuar një paralajmërim portokalli për mot të keq.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA