Në ditën e lindjes së shpresës më 25 dhjetori, ne shqiptarët bëhemi të gjithë bashkë pa dallim feje dhe krahine.

Një histori si ajo e familjes Topuzi dhe Muca e gjen në çdo vatër shqiptare. Myslimanët dhe të krishterët janë gjithnjë bashkë duke festuar ditët e tyre të shenjta.

Endi përshëndetje, pjesa që sapo lutje më duket e dëgjuar, Përshëndetje, kjo pjesë simbolizon lindjen e Krishtit. Dhe çfarë pret Nga këto Krishtlindje? Një vit të mbarë dhe një violinë e re”, shprehet besimtari Endi Topuzi.

“Gëzuar Krishtlindjet Ornela faleminderit që na lejove të bëhemi pjesë e kësaj tryeze të mrekullueshme. Zoti Demir faleminderit që iu përgjigjet kërkesës sonë. Ju i përkisni besimit islam sot është lindja e Krishtit ose të Isait siç e njihni. Përse i festoni ato. Familja sonë e ka traditë, Topuzt dhe Mucat kanë festuar sëbashku festat që në kohën e stërgjyshit. Një mysliman çfarë mund të presë nga Krishtlindjet? Mbarësi”, shprehet një tjetër besimtar.

Ornela çfarë është Krishtlindja për ty? “Të festosh Krishtlindjet me njerëzit e tu ke shpërndarë dashuri në mbarë botën kjo është lindja e Krishtit”, ka thënë ajo.

Nën tinguj e muzikantit të vogël Endi, pranë familjes Topuzi e cila po feston lindjen e Krishtit me miqtë mysliman ju uroj gëzuar Krishtlindjet qofshin të bardhe dhe sjellshin lumturi për shqiptarët. Gëzuar.

/Rudina Muca/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA